E ëma e Mbappe takohet me presidentin e PSG-së

121
Sigal

Mamaja e Kylian Mbappe raportohet se ka komunikuar së fundmi me drejtuesit e klubit të Paris Saint-Germain.

Sipas medieve franceze, Fayza Lamari ka diskutuar për të ardhmen e djalit të saj dhe u ka dhënë shpresë parizienëve.

I lidhur me klubin e PSG-së deri në përfundim të qershorit, Mbappe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen dhe po pret që të mësojë më shumë për projektin e klubit francez në mënyrë që të peshojë të mirat e parizienëve me ato të Real Madridit.

Pavarësisht dëshirës së sulmuesit për të luajtur me madrilenët, PSG-ja nuk pranon të heqë dorë nga tentativat për ta bindur francezin që të zgjasë qëndrimin te ta.

Megjithatë pas takimit të mamasë së lojtarit me Nasser Al-Khelaifi situata duket më pozitive te parizienët.