Dede: “Incidenti im me Roshin mori ngjyra politike”

512
Sigal

Trajneri i Tiranës e konsideron kapitull të mbyllur çështjen: “Në fushë u luajt futboll i pastër”

Historia e konfliktit mes kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, është kapitull i mbyllur. Kështu deklaron trajneri i Tiranës Nevil Dede, i cili shprehet se i vjen keq qe ky incident mori ngjyra politike. “Unë personalisht, si trajner i Tiranës, e quaj kapitull te mbyllur dhe jo personal. Gjithashtu, me vjen shume keq qe ky incident ka marre ngjyra politike.” Ndërkohë, ai deklaron se as vete ekipi i Tiranës nuk do te kërkojë te fitoje 3 piket e ndeshjes ne tavoline. Ndërsa pranon se ne fushe është luajtur futboll i pastër ne deklaratën shpërndare për mediat, Dede shprehet se qe ne fillim ka dashur te denoncoje fenomenin. “Klubi i futbollit Tirana nuk e ka në moral dhe në traditë të kërkojë pikët e ndeshjes me Besën, për të vetmin fakt sepse brenda fushës u luajt futboll i vërtetë. Ne denoncojmë fenomenin dhe gjithashtu duam të jemi të fundit, e ndërkohë nëpërmjet emrit tonë të madh e të rëndë në futbollin Shqiptar të bëjmë ndryshimin e duhur për hir të sportit, investimeve serioze, korrekte dhe të pastra. Unë personalisht si trajner i Tiranës e quaj kapitull të mbyllur dhe jo personal. Gjithashtu, më vjen shumë keq që ky incident ka marrë ngjyra politike. Më intereson vetëm ekipi dhe kundërshtari i radhës Flamurtari. Faleminderit Nevil Dede. Incidenti mes Dedes dhe Rroshit ndodhi gjate takimit mes Besës dhe Tiranës, ne javën e 18 te Superligës, e fituar nga kavajasit me rezultatin 2-1.

Trajneri: “Gjuajtjet e Mehës janë si të një pushke!”

 Dy humbjet rresht të Padebornit: 1-0 në shtëpi kundër Energi Kotbusit dhe kapitullimi 3-0 para Këlnit, kanë krijuar një klimë aspak të qetë për skuadrën ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Alban Meha, pavarësisht se ekipi vinte pas tri fitoresh rresht. Vetëm dy gjuajtje në drejtim të ekipit kundërshtar e shqetësuan trajnerin Shtefan Shmidt, për më tepër që Mario Vraniç, i ardhur nga Borusia e Dortmundit si një ekzektues shumë i mirë i gjuajteve të lira, thuajse ka dështuar me Padebornin dhe është lënë në hije nga Alban Meha. Këtë e pranon edhe trajneri Shmdit për gazetën gjermane “Noje Vestfalishe”. “Gjuajtjet e tij janë si një pushkë. Dhe këtë Albani e ka provuar në çdo sttërvitje”, – tha ai. Në fakt, mesfushori shqiptar dhe skuadra bënë ç’është e mundur që të provokonin fitimin e një gjuajtje të lirë nga një pozicion i qartë, por fati s’ishte me ta. Alban Meha, i thirrur nga trajneri De Biazi për ndeshjet me Norvegjinë (zyrtare) dhe Lituaninë (miqësore), ka shënuar këtë sezon katër gola, ku dy të fundit janë shënuar në muajin shkurt të këtij viti. Të premten, në “Benteler Arena”, Padeborni do të përballet me FSV Frankfurtin e Odise Roshit dhe Edmond Kapllanit (ende jo i gatshëm për t’u aktivizuar).

  Romeo Shahinas, shqiptari i dytë i Romës

  Ishte viti 1940 kur një shqiptar me origjinë nga Gjakova po debutonte me skuadrën e famshme italiane të SERIE A, AS Roma.

Ai quhej Naim Kryeziu, i cili atëbotë kishte ardhur nga Sport Klub Tirana. Sot, gjysmë shekulli më vonë, një tjetër shqiptar ka nisur të shkruaj shqip historinë e klubit të kryeqytetit Italian.

Ai është Romeo Shahinasi, mesfushori korçar i i Romës U-17, ndërsa së fundmi ka pasur dy paraqitje edhe me Kombëtaren Shqiptare U-17. Talenti i ri (i datëlindjes 1996), ka emigruar në moshën 9-vjeçare, së bashku më familjen në Itali. Nisi të luajë me futbolli me Fabrika Karbonjano, ndërsa prej katër vitesh luan me skuadrat e moshave të Romës. Idhujt e tij janë italiani Daniele De Rossi tek Roma dhe Lorik Cana tek Kombëtarja (Cana luan me Lacion në Itali, rivalen e përjetshme të të Romës). Me Kombëtaren U-17 ka luajtur kundër Italisë dhe Lihtenshtejnit. Në muajin tetor, Shqipëria U-17 luan ndeshjet kualifikuese të Kampiionatit Europian, ku si kundërshtarë ka Rumaninë, Bjellorusinë dhe Finlandën.

  Bakaj humbet Norvegjinë dhe Lituaninë

 Elis Bakaj nuk do të jetë pjesë e ekipit përfaqësues për ndeshjen eliminatore të Brazil 2014 kundër  Norvegjisë në Oslo më 22 mars dhe as për ndeshjen miqësore të katër ditëve më pas, kundër Lituanisë në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në faqen e tij në Facebook. “Nga dëmtimi i pësuar pritet të mungoj për rreth tri javë”, fjalët e futbollistit të përfaqësueses.  Bakaj u dëmtua të dielën në ndeshjen Krpati-Chernomorets ku luajti vetëm 20 minuta. Mesfushori u zevëndësua në pushim të ndeshjes (kishte hyrë në fushë vetëm në minutën e 26-të) për shkak të një problemi në kavilje. Bakaj iu nënshtrua të hënën një rezonance që tregoi se kishte zgjatur ligamentin e kaviljes. Mjekët i kanë këshilluar të pushojë për rreth tri javë.

 “Skaner” nga Anglia për Berishën

  Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, do të ketë një “tifoz special” në stadiumin “Ulleval” të Oslos, atje ku do të luhet Norvegji-Shqipëri (22 mars), e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Hans Zeegers, trajneri i portierëvë të Fulhamit, skuadrës angleze të Premier Ligës, do të jetë i pranishëm në stadiumin e kryeqytetit norvegjez me misionin e vetëm për të vëzhguar nga afër portierin e Kalmarit dhe hartuar një raport të hollësishëm për trajnerin e tij, holandezin Martin Jol. Lajmin e bëri të ditur trajneri i njohur i portierëve, Arben Kasolli, i cili prej më shumë se 20 vjetësh punon në Holandë dhe tashmë është i atashuar planë klubit Ado Den Hag (merr pjesën në ligën e parë holandeze, Eredevisie). “Praninë e Hans Seegersit ma konfirmuan nga Fulhami vetë drejtori i sektorit të skautingut, Kornelius Jol”, – tha Kasolli. “Seegers është trajner portierësh te Fulhami dhe njeriu përgjegjës për të gjetur portierët të rinj për skuadrën”. Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, një nga zbulimet e trajnerit Xhani De Biazi, brenda një kohë të shkurtër është shndërruar në një titullar të rëndësishëm të skuadrës kuqezi, duke ulur në stol Samir Ujkani, pasi ky i fundit tregoi pasiguri në humbjen 2-1 me Islandën, takim i luajtur në “Qemal Stafa”, e që mund të kishte prodhuar një tjetër renditje në grupin tonë. Etriti luan në Suedi me Kalmarin nga viti 2008, kur u transferua nga 2 Korriku i Kosovës, madje sezonin e kaluar shënoi dhe një gol me penallti. 24-vjeçari Berisha është aktivizuar në pesë ndeshje me përfaqësuesen, teksa debutoi kundër Iranit në fitoren 1-0, në miqësoren e luajtur në Stamboll (27 maj 2012). Etrit Berisha ishte në vëmendjen e Fulhamit dhe gjatë merkatos dimërore, madje u fol për një transferim të mundshëm të tij në ishullin britanik, por në fund tratativa nuk e realizua, teksa skuadra angleze tani rishpreh interesimin e saj duke dërguar në Oslo trajnerin e portierëve. Shqipëria dhe Norvegjia janë takuar dy herë midis tyre, për kualifikueset e Euro 2000: 2-2, në Oslo (14 tetor 1998: për Shqipërinë shënuan Bushi dhe Tare, përpara se norvegjezët me dy gola në minutat e fundit), ndërkohë që takimin e Tiranës humbëm 2-1 (më 5 qershor 1999, goli i Tares për Shqipërinë). Në të dyja takimet trajner ishte Astrit Hafizi.