Debati Braçe – Duka nuk mban erë futboll

53

Të ngrysesh si politikan karriere e të gdhihesh
si “mushkonjë në facebook e në media, sa i vlen kjo Partizanit?!

Agron KAJA

 Ka disa ditë që në portalet e internetit, e më pas edhe në
mediat sportive ka plasur një debat “VIP” në të cilin një deputet “gjuan”
presidentin e FSHF-së, ndërkohë që ky i fundit i kundërpërgjigjet më së shumti
me krahasime insektesh. Shumëkush që e ka ndjekur dhe e ndjek këtë “lojë
kungulleshkash”, më shumë se indiferentizmi, e shohin edhe si një lojë “nul”-i
që nuk mbyllet atje ku nis. Dhe teksa po mendoja që të hidhja disa rreshta për
këtë debat virtual që po stiset më shumë në internet, e gjeta më të udhës që së
pari të shpreh keqardhjen për atë çka ndodhi të dielën në stadiumin “Elbasan
Arena”, në kryesfidën e javës së 9-të Partizani-Skënderbeu 0-0. Aty u
rrotulluan të gjithë elementët pozitivë e negativë që prodhon futbolli, por veç
golit, ai mungoi dhe në kërkim të tij mendjet e trazuara jashtë fushe u
hazdisën. Një dhunë që kishte kohë pa u parë në stadiume, një vajzë tifoze që
humbet ndjenjat nga frika e policisë, por edhe një polici që në zbatim të
detyrës “egërsohet” shumë dhe lëshohet me shkopinjtë e gomës “ku të ha dhe ku
të djeg” o tifoz! Po, po, kështu ndodhi, se sikundër po luhej në fushë, as që
nuk mendohej të vinte ajo situatë dhune që padrejtësisht e eksportua disa
minuta edhe në fushë. Pra, aty në shkallët e këtij stadiumi e ka zanafillën
edhe ky debati në facebook dhe në shtypin e shkruar, i cili për hir të realitetit
ka nisur kohë më parë nga deputeti Erion Braçe, sepse për t’u vetëshpallur si
tifozi shpëtimtar i Partizanit, sa herë që ka ndonjë të veçantë me këtë skuadër
sikundër të dielën, merr “harkun e zhargonit” të fjalorit të tij dhe fillon
“qitjen” te Armand Duka. Vetëm dje ai ka publikuar një letër të hapur karshi
Dukës, brenda së cilës ka ironi, ka sarkazëm e lirshmëri në thënien e gjërave
(këtë herë jo në logjikën e një tifozi), duke e bërë edhe më të zbehur idenë,
qëllimin e përfundimin e virtual mes tyre. Sipas tij, vetëm presidenti i
FSHF-së është fajtor për gjithçka ndodh në fushat e stadiumet shqiptare të
futbollit, dhe sa herë që te Partizani ndodh diçka jashtë rregullave të
futbollit (në fushë apo në shkallët e stadiumeve), zoti Braçe merr “penën
shpëtimtare” dhe duke patur kohë të shkruajë për këtë debat, hedh rreshta
pafund, por që në fundin e tyre nuk bindin në brendi. Ndodh kështu, ndoshta se
deputeti në fjalë nuk ka gjetur kohën e duhur, pse jo edhe vendin në shënjestrën
e tij e gabuar gjuajtur në objekt të fortë, që në kësi rastesh e bën rikoshet
çdo lloj goditje ndaj tij. “…Qëllove si kalama o Mane…”! Sepse një deputet
ka mundësi që një debat të tillë ta bëjë në Parlamentin shqiptar, e ka
mundësinë ta bëjë këtë debat edhe nëpërmjet strukturave të qeverisë, e cila në maxhorancë
i përket partisë ku aderon deputet Erjoni, me qëllimin e mirë në shërbim të
futbollit. Figurativisht e quajtur një debat “nul” dhe krahasimi është i qartë,
e nga ana tjetër, nëse është normale të thuhet se edhe deputeti ka të drejtë të
tregojë tifozllëk, kjo nuk duhet për protagonizëm jashtë etikës duke hyrë pa
kuptim me kreun e FSHF-së, apo edhe me policinë. Prandaj në këtë rast, ky debat
është si një “nul” virtual, sepse deputeti e çon ujin e debatit në vendin e gabuar
dhe Presidenti i futbollit e “klorifikon” atë me figuracione insektesh. Është
si një “nul” pa “nul”, sepse duke mos patur njohurinë e duhur për ti shërbyer
futbollit të zemrës, uji i debatit shkon në mullirin e gabuar. Kësisoj nuk ka
debat Braçe-Futboll-Duka, por vetëm Braçe-Duka. Pse është kështu, kjo situatë
është kuptuar në shkëmbimet respektive dhe në krahasimet që nuk mbajnë erë
futboll. Këtu nuk mund të bëjmë avokatin e askujt me këto radhë, por duke
pretenduar në njohjen e realitetit sa për të bërë ndarjen e shënjestrës, është
e qartë se për çdo mangësi në futbollin shqiptar nuk është vetëm FSHF-ja e
presidenti i saj protagoniste e shkaktarë në ndeshjet e futbollit shqiptar që
shoqërohen me dhunë. Sepse me Statut, federata është organizatore e garës, që
do të thotë se ajo mbledh klubet, harton e miraton rregulloren e futbollit,
harton kalendarin, cakton arbitra dhe i ndjek të gjitha ndeshjet me delegatë e vëzhgues.
Ndërsa klubet nga ana e tyre kanë në administrim stadiumet dhe janë përgjegjës
për marrjen e masave për zhvillimin normal të ndeshjeve, për organizimin e
tifozerisë dhe bashkëpunimin me policinë për mbarëvajtjen e çdo ndeshjeje. Këtë
detyrë e kishte edhe Partizani si skuadër pritëse dhe nëse do të dihen më parë
këto detyra, ndoshta nuk do të kemi shënjestër për debate të tilla, fare pa
vlerë. Për futbollin jo e jo, por as edhe dy personave “aktorë” të këtij debati
nuk ju shërben për statusin që kanë. Të dy janë njerëz publikë që e kanë
mundësinë të shfaqen në çdo media, ndërsa kështu nuk duken të besueshëm kur
bëjnë të diturin me padituri, në raste kur flaka duhet shuar, por jo me
benzinë. Pse? Sepse mendoj që më mirë do të ishte të diskutohej për atë çka dje
foli Kryeministri për sportin në shkolla, sepse këtu merr vlera çdo figurë publike
e politikës së Rilindjes. Në këtë rast duhet theksuar se siguria në stadiume ka
një adresë, e cila në këto radhë mirëkuptuese qartësohet realisht, por këtë le
ta tregojnë mes tyre zotërinjtë që po bëjnë këtë debat mediatik me shumë
“majonezë” sharjesh e fyerjesh, pse jo në një debat të hapur televiziv, e
pastaj gjithkush ta kuptojë se ku është e keqja që ka dhunë në futboll. Nga ana
tjetër, sa vlen të bësh “kulturë masive” në internet me dhunën kur je një
politikan karriere dhe pse do të të quajnë “gorre” e “mushkonjë”. Por, kur je
një personalitet futbolli, pse merresh me “gore” e “mushkonja”?! Ky debat nuk
mban erë futboll e tashmë mjafton, të dy “ virtualët” kanë hyrë në sinjalin
“SOS”.

 

 SUPERIORE/
NDESHJET

Do
të luhet/ Java e 10-të

 

Datë
5 nëntor 2016

Partizani-Luftëtari
      14:00

Laçi-Korabi
        
       14:00

Flamurt-Skënderbeu    17:00

 

Datë
6 nëntor 2016

Kukësi-Vllaznia   
      14:00

Tirana-Teuta       
        17:00

 

RENDITJA

 

Skuadrat   
    Nd     Pikë

1.Skënderbeu   9       
20

2.Partizani 
     9       
18

3.Kukësi
         9       
17

4.
Tirana          9       
14

5.Vllaznia        9       
11

6.Luftëtari  
    9       
10

7.Flamurtari     9       
  9

8.Teuta
           9       
  8

9.Laçi  
           9       
  7

10.Korabi  
     9       
  5

 

GOLASHËNUESIT

 

6
gola:
 Pejiç
(2p) (Kukësi)

5
gola:
 Salihi
(1p) (Skënderbeu), Ekuban (Partizani) 

3
gola:
 Shkodra,
Bushiç (Flamurtari), Taku (Tirana)

2
gola:
 Xhejms
(Skënderbeu), Lulaj (Laçi), Emini (Kukësi), Bengal, Çyrbja (Teuta)  

1
gol:
 Galiç,
Shehaj, Berisha, Radoviç, Telushi, Fazlliu (Flamurtari), Batha (1p), Atanda,
Bardhi, Vila, Trashi (Partizani), Jashanica, Junior, Nimaga (Skënderbeu), Greca
(Kukësi), Montero. Abazaj, Ramadani, Bregu, Rexhinaldo (Luftëtari), Marville,
Ede, Muzaka, Taku (Tirana), Tafili (1p), Hebaj, Vrapi (Vllaznia), Cmajcanin,
Kotobelli, Magani (Teuta), Plaku, Nexhipi, Kaja (Korabi), Toski, Pinto (Laçi)

  

 

REKORDI
ME TRAJNERËT


nëntë javë, “hallakaten” gjashtë bankina

Në 10 skuadra, 6 i kanë ndryshuar trajnerët dhe janë 17
emra që kanë bërë të veçantën në bankinat e Superiores shqiptare për sezonin në
vazhdim 2016-2017. Sapo është mbyllur faza e parë me 9 javë, dhe me trajnerët
ende po luhet si me “kungulleshka”, ose duke i lëvizur ata krahasimisht si gurë
të lojës “Damë”. I fundit ka qenë Ilir Daja te Tirana, që me një diplomaci
“tironçe’ Presidenti Halili e vlerësoi shumë lart, por që e hodhi në “tuç” pas
një barazimi, pasi që në ajër kishte paracaktuar për këtë post Mirel Josën.
Këtu nuk është rasti për të sjellë emra pas emrash, sepse ata mirë apo keq kanë
vënë dinjitetin e tyre personal dhe profesional në bankinat ku kanë drejtuar,
por adresa e këtyre radhëve janë presidentët, të cilët të ngutur nga
rezultatet, bëjnë rokada pas rokadash, sikundër ka ndodhur në këto nëntë javë
me Teutën. Nuk janë vetëm trajnerët ata që duhet të ndëshkohen kur nuk arrihen
synimet në çdo ndeshje, sepse ata në pamundësinë e një “shkopi magjik”,
teknikisht duan kohën e duhur për të përshtatur vlerat e futbollistëve që u ka
vënë në dispozicion shefi i tyre. Kështu ndoshta duhet të kuptohet hallakatja
me trajnerët e Superiores.

 

LËVIZJET
NË NËNTË JAVË

 

1.Skënderbeu:    A. Agostineli

2.Partizani:        A.Sormani-S. Starova

3.Kukësi:            A.Gjoka

4.Teuta:             
R.Çevoli-Ç. Bexhi-G.
Magani

5.Tirana:            I. Daja-M. Josa

6.Vllaznia:         A. Cungu

7.Laçi:                M.
Troisi-R. Ndreu

8.Flamurtari:    G. Magani-G.Mezani

9.Luftëtari:        M.Milinkoviç

10.Korabi:         A.Mergjyshi-?

  

 

SUPERIORE/
NDESHJET

Do
të luhen/ Java e 10-të

Datë
5 nëntor 2016

 

Partizani-Luftëtari
        14:00

Laçi-Korabi
        
         14:00

Flamurt-Skënderbeu      17:00

 

Datë
6 nëntor 2016

Kukësi-Vllaznia              14:00

Tirana-Teuta       
           17:00

 

RENDITJA

Skuadrat   
      Nd     Pikë

1.Skënderbeu     9       
20

2.Partizani 
        9       
18

3.Kukësi
            9       
17

4.
Tirana             9       
14

5.Vllaznia  
        9       
11

6.Luftëtari  
       9       
10

7.Flamurtari       9       
  9

8.Teuta
              9       
  8

9.Laçi  
              9       
  7

10.Korabi  
        9       
  5

 

GOLASHËNUESIT

6
gola:
 Pejiç
(2p) (Kukësi)

5
gola:
 Salihi
(1p) (Skënderbeu), Ekuban (Partizani) 

3
gola:
 Shkodra,
Bushiç (Flamurtari), Taku (Tirana)

2
gola:
 Xhejms
(Skënderbeu), Lulaj (Laçi), Emini (Kukësi), Bengal, Çyrbja (Teuta)  

1
gol:
 Galiç,
Shehaj, Berisha, Radoviç, Telushi, Fazlliu (Flamurtari), Batha (1p), Atanda,
Bardhi, Vila, Trashi (Partizani), Jashanica, Junior, Nimaga (Skënderbeu), Greca
(Kukësi), Montero. Abazaj, Ramadani, Bregu, Rexhinaldo (Luftëtari), Marville,
Ede, Muzaka, Taku (Tirana), Tafili (1p), Hebaj, Vrapi (Vllaznia), Cmajcanin,
Kotobelli, Magani (Teuta), Plaku, Nexhipi, Kaja (Korabi), Toski, Pinto (Laçi)