Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P.Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një 34 vjeçari nga Fieri, me iniciale L. M i cili është paraqitur në komisariatin e Dibrës, si polic.
“Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas gjatë ditës së djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, duke i’u prezantuar punonjësve të policisë si “oficer policie”, ndërkohë që pas verifikimeve të kryera nga ana jonë ky shtetas nuk rezultonte të ishte punonjës policie”,- thuhet në deklaratën e policisë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Përvetësimi i titujve apo detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.