“Çmenden” te Interi, rinovim 200 milionë për Ikardin

457
Sulmuesi argjentinas i Interit, Mauro Ikardi, ka një kontratë me zikaltrit që i skadon në verën e vitit 2021, me pagë 5,5 milionë euro në sezon. Por, ka një problem madhor se Interi është në siklet dhe duhet të veprojë shpejt, që në muajin janar 2018, pasi Ikardi vlen 110 milionë euro për klubet jashtë Italisë, dhe që në verën e ardhshme largohet pa e pyetur fare Interin, nëse arrin marrëveshjen me ndonjë klub tjetër. Zgjidhja e vetme: rinovim me 7 deri në 7,5 milionë euro pagë në sezon, zgjatje deri në 2022, klauzolë e ndryshuar, nga 100 milionë, në 200 milionë. Kjo është oferta e Interit.
Sigal