City me mungesa të mëdha në ndeshjen hapëse në Premier Ligë

554
Manchester City do të jetë i hendikepuar në ndeshjen hapëse të Premier Ligës, për shkak të mungesës së lojtarëve kyç në skuadër sidomos të sulmuesit Kub Aguero.
Përveç Agueros, në ndeshjen hapëse në Premier Ligë kundër Ëest Bromit do të mungojnë se Pablo Zabaleta, Fernandinho dhe Martin Demichelis, kjo e gjitha për shkak të ndeshjeve të luajtura në Copa America me kombëtaret e tyre dhe lojtarët kanë nevojë të pushojnë më shumë se të tjerët.
“Mendoj se në futboll duhet të punohet shumë, por edhe pushimi e ka të njëjtën rëndësi. Kemi shumë ndeshje gjatë sezonit që nëse nuk ju jep atyre 30 ditë pushim atëherë do të jetë shumë e vështirë për ta që të punojnë shumë. Është më e vështirë për Amerikano latinët Pablo Zabaleta, Martin Demichelis, Sergio Aguero dhe Fernandinho, por ata nuk do të përfshihen në ndeshjen hapëse sipas të gjitha gjasave”, ka thënë Pellegrini.
Por i rëndësishëm është pushimi i tyre sepse në ndeshjen e dytë do ta kenë ndeshjen kundër rivalit për titull Chelsea.
Sigal