Champions League, sa shanse ka Juventusi të fitojë trofeun

122

Tashmë janë përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste të Champions League. Në pritje të shortit, që hidhet nesër në Nion, një faqe e specializuar, në bazë të disa statistikave, ka bërë llogaritë për mundësitë e fitimit të trofeut për çdo skuadër.

Një parashikim, që nuk do t’i gëzonte aspak tifozët e Juventusit, sepse skuadra e tyre, sipas “FiveThirtyEight”, ka 11% shanse që ta fitojnë trofeun e Champions League.

Juventusi është i katërti në renditjen sipas mundësive në përqindje për fitimin e Championsit. Në vend të parë qëndron Mançester Siti me 28% shanse, në vend të dytë Liverpuli me 22%, dhe në vend të tretë Barcelona me 20%, shkruan vipsport.

Pas Juventusit renditen Ajaksi me 7%, Totenhemi me 5%, Mançester Junajtid me 4% dhe në fund Porto me 3%.

Skuadra italiane ka ndërkohë 51% mundësi për të shkuar në gjysmëfinale dhe 23% mundësi për të luajtur në finalen e Championsit.