Provojeni edhe ju! Pastroni fytyrën në mbrëmje me sheqer, ja arsyeja…

663
Sigal

Zakonisht, scrub-et që tregtohen kanë një përmbajtje shumë të lartë të kimikateve, për shkak të përbërësve të panumërt që kanë, ndaj pastrimi i fytyrës me scrub natyral është mjaft i këshillueshëm edhe nga dermatologët.

Për më tepër që janë edhe shumë të thjeshtë në përdorim. Këtu keni një recetë të thjeshtë përdorimi të pastrimit të fytyrës me sheqer (mundësisht në ngjyrë të errët). Mjafton ta provosh!

Përdorimi: Sheqeri i kuq është një produkt i mrekullueshëm si esfoliant natyror. Në të gjitha analizat laboratorike të kryera së fundi, sheqeri është parë edhe si një pastrues dhe ushqyes mjaft i mirë edhe për lëkurën e trupit, jo vetëm të fytyrës.

Përbërësit: 1 lugë çaji sheqer i kuq, 1/2  lugë çaji mjaltë (përmban antioksidantë të fuqishëm), disa pika lëng limoni

Përzieje mirë të gjitha masën dhe përdore 2-3 herë në javë, jo çdo ditë.