Borxhet arrijnë 464 milionë euro! Juventus në alarm, i duhet të fitojë medoemos Champions

545
Sigal

Blerje pa fund, kampionë ndërkombëtarë me rroga të paarritshme për cilindo klub tjetër në Itali. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes për Juventusin që ka bërë të kthehet përsëri vëmendja nga Seria A duke afruar emra si Ronaldo, De Ligt, Ramsei apo Rabiot sa për të përmendur disa. Ana tjetër e medaljes tregon se për të bërë të mundur këto transferime, klubi ka marrë kredi e borxhe të njëpasnjëshme në institucione financiare apo nga kompanitë që e zotërojnë, duke arritur shifra të frikshme e duke e kthyer situatën aktuale në një bast të rrezikshëm.

Në klub duken të bindur se Juventusi këtë vit do të fitojë Ligën e Kampioneve dhe titullin e 9 radhazi, arsye pse kanë shtuar shpenzimet në mënyrë të frikshme. Kështu, borxhet neto vetëm në vitin e fundit janë rritur me 154 milionë euro, një shpenzim i pajustifikuar pasi shpenzimet po arrijnë klubet më të mëdhenj në Europë, por fitimet jo.

Kompania “Exor” e cila zotëron 63,77% të imazhit të Juventusit nëpërmjet familjes Anjeli, ka publikuar të dhënat që tregojnë se në tre vitet e fundit janë bërë shpenzime marramendëse me shpresën që të ndryshohet trendi, por ka ndodhur e kundërta. Në 2016-2017 borxhi neto ishte 162,5 milionë euro, në 2017-2018 shkroi në 309,8 milionë euro e pas 2018/19 ka arritur 464 milionë euro. Klubi shpreson që këtë vit të filloj kthesa, nëse fitohet Liga e Kampioneve e sigurohet triumfi i 9 radhazi në Itali, por sidomos nëse Ronaldo dhe yjet e tjerë i japin një shtysë më të madhe tregtimit të veshmbathjeve, që është shumë mbrapa në krahasim me klubet elitare në Angli e Spanjë.

Nëse sinjalet nuk janë ato të duhurit, janari do të fillojë në mënyrë të pashmangshme për bardhezinjtë ndryshimin e këtij trendi nëpërmjet të vetmes mënyrë që mbetet, shitjes së disa prej lojtarëve për të rregulluar bilancet, para se të vihen në punë organet e UEFA-s me pasoja që do të ishin katastrofike.