Bonuçi dhe Bilja gati ndaj Shkëndijës, Milani siguron garancitë bankare për transferimet

541
Milani i ka depozituar garancitë për Leonardo Bonuçin dhe Lukas Biljan, të cilët mund të jenë të gatshëm për ndeshjen me Shkëndijën në kuadër të Ligës së Europës pas dy javësh. Bonuçi dhe Bilja nuk ishin federuar ende dhe vonesa në gjetjen e garancisë ngrit një pluhur të madh mbi financat e kuqezinjve.
Ditën e djeshme, krerët e “Djallit” kanë siguruar shumën e nevojshme (20 për qind e vlerës së kartonit të secilit lojtar) duke marrë “OK-in” për federimin e dyshes së afruar gjatë kësaj merkatoje. Banka “Ifis” ka qenë institucioni që ka mbuluar garancinë e kuqezinjve, të cilët tashmë mund të jenë të qetë për sa i përket çështjes së federimeve.

Lajmi u bë publik nga vetë institucioni bankar, i cili, nëpërmjet drejtuesit Rafaele Zingone, konfirmoi suksesin e arritjes garancisë për Milanin. Bankieri deklaroi:

“Me Milanin sapo kemi mbyllur një akord pozitiv në lidhje me garancinë e lojtarëve Leonardo Bonuçi dhe Lukas Bilja. Kriteret e kërkuara nga banka jonë plotësohen në të gjithë tërësinë e tyre nga Shoqëria AC Milan”. Kjo ishte kritika e radhës që pronarët e rinj të “Djallit” iu përgjigjen me fakte duke vërtetuar ambiciet e planit të tyre për të ringritur skuadrën në elitën e futbollit italian dhe europian.
Sigal