FOTO/ Marilyn Monroe, 55 vite më parë shuhej diva amerikane e kinemasë

632
Në 5 gusht 1962 Marilyn Monroe u gjet e vdekur në vilën e saj të Brentwood, në Californi, në moshën 36 vjeçare.

Edhe pse zyrtarisht është thënë se ajo ka vrarë veten me një overdozë, misteri për vdekjen e divës amerikane kurrë nuk është shuar, aq sa disa thonë se ylli i kinemasë është vrarë pas një komploti.
Ajo u bë e njohur falë fotografit David Conover, i cili e këshilloi të bëhej modele, duke pasur parasysh bukurinë e saj dhe ajo filloi karrierën fillimisht si aktore me rolin e saj në ‘Skudda Hoo! Scudda Hay!, një film i 1948 i Frederick Hugh Herbert, edhe pse artistja kishte marrë pjesë në ‘The Shokking Miss Pilgrim’, një vit më parë, pa u shfaqur në ekranin e madh, vetëm duke folur disa batuta si operatore telefonike.

Fama vjen në vitet Pesëdhjetë, me veprën ‘Eva kundër Evës’, ‘Burrat preferojnë biondet’ 1953, dhe Niagara (1953).
Marilyn u martua në 1954 por u nda me bejsbollistin Joe DiMaggio 9 muaj më pas.
Monroe gjithashtu është bërë e famshme edhe për lidhjen e saj dashurore me presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy dhe më pas me vëllain e tij Robert.
Filmi i saj i fundit ishte “Gli spostati”, në 1961, një film i drejtuar nga John Huston, përpara se të ndahej nga kjo jetë duke lënë pas shumë mistere.

Sigal