‘Blic’ i Ausiolio-s në Barcelonë, kërkon të kthehet në Milano me Rafinha-n

9
Mund të mbyllet sot transferimi i brazilianit të Barcelonës Rafinha drejt Interit. Drejtori sportiv i zikaltërve ka udhëtuar drejt Katalonjës për të diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe për t’ia venë në dispozicion trajnerit Spalleti, raporton ‘gazzeta dello sport’.
Dy klubet kanë rënë dakord për huazimin e lojtarit deri në fundin e sezonit por problemi i vetëm është shifra që kërkon Barcelona për shitjen përfundimtare. Interi në fillim ofroi vetëm 20 mln euro për 24-vjeçarin, ndërsa Barcelona kërkonte 40.
Sipas të gjithave gjasave marrëveshja do të arrihet për shifrën e mesme të 30 mln eurove dhe Ausilio do të rikthehet në Milano së bashku me futbollistin.