Sigal

Mesfushori i Valencias, Dani Parejo është në radarin e Barcelonës.

Sipas gazetës Sport, ish-lojtari i Real Madridit dhe Getafes është një lojtar i preferuar për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde.

Megjithatë hierarkia e klubit ende duhet të bindet në lidhje me lëvizjen e Parejos në Camp Nou.
29-vjeçari ishte në agjendën e gjigantëve katalanas vitin e kaluar, por numri i madh i mesfushorëve e bëri të pamundur këtë transferim.

Por, tani duket se kjo levizje mund të ringjallet pasi marrëdhënieve ” të përzemërta” mes agjentit të ri të lojtarit dhe kampionëve spanjollë në fuqi

Parejo ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij në Mestalla, diçka që mund të jetë një pengesë e madhe.
Është e kuptueshme që Parejo do të pëlqente një lëvizje në Camp Nou pas shtatë vjetësh me Los Che, ku u transferua nga Getafe për gjashtë milionë euro.