Blatter: Isha shumë pranë engjëjve dhe djallit, por në fund…

152
Presidenti i pezulluar i FIFA-se Joseph Blatter ka zbuluar në një intervistë për televizionin zviceran RTS se ka qenë shumë pranë vdekjes në fillim të këtij muaji kur u shtrua në spital për shkak të stresit.
Blatter 79 vjeç u shtrua në spital për shkak të gjendjes emocionale që po kalonte më 12 nëntor. Gjithçka u kalua sikur ishte thjesht një shqetësim i vogël por Blatter ka zbuluar se ai ishte pranë vdekjes.
“Isha shumë pranë engjëjve dhe djallit dhe në fund ishin engjëjt që kënduan”, – përkufizon Sepp Blatter.
Ai shpjegon edhe arsyet e krizës së stresit.
“Presioni ishte i madh. Nëse je i fortë mendërisht mund të rezistosh, por në ndonjë moment edhe trupi mund të thotë dhe në këtë moment trupi për mua reagoi keq”, – përfundon Blatter.