Besëlidhja, Dinamo e Tomori, tre “fitimtarët” e fazës së tretë

219
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ U mbyllën ndeshjet e fazës së dytë, vazhdimësia me pikë të përgjysmuara, të gjitha në lojë
Kategoria e Parë e futbollit shqiptar, nga e shtuna e shkuar hyri në fazën e saj më delikate. Pasi janë mbyllur dy fazat e para, u përcaktua renditja përfundimtare e tyre, ku duhet thënë se deri në javën e 18-të, e fundit e fazës së dytë, ka pasur rivalitet të madh, kryesisht për tu renditur në pesë skuadrat e para të çdo grupi. Në Grupin A, të shtunën kishte dy “beteja” të forta për të kapur pesëshen e parë. Vëmendja ishte në sfidën Besëlidhja-Dinamo (1-0), ku në rast barazimi, lezhjanët zbrisnin në grupin e Play-out-it. E po kështu ishte edhe për Korabin e Peshkopisë, i cili luajti me Besën. Kavajasit nuk kishin ndonjë synim, sepse janë të pozicionuar në grupin play-out, por lufta në ndeshje ka qenë e madhe, e Besa fitoi 2-1. Kështu, Korabi që drejtohet nga kavajasi Dorian Bubeqi, nuk mundi të hyjë në grupin Play-off që lufton për tu ngjitur në Kategorinë Superiore, e këtu përfitoi Dinamo, e cila me 24 pikë e kaloi Korabin. Në fazën e tretë, ndoshta ky çift që përsëritet në javën e 22-të më 31 mars, do të flasë më shumë për gjendjen që kanë këto skuadra në këtë mini/grup. Ndërsa në mini/grupin e Play-out-it të Grupit A, gjithçka do të vendoset në takimet direkt mes tyre, sepse të pesta janë të rrezikuara pas përgjysmimit të pikëve. Lufta do të jetë e ashpër jo vetëm për vendin e fundit, por edhe për të parafundit, i cili zhvillon një ndeshje Play-off me skuadrën e vendit të dytë në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Edhe në Grupin B, ndeshjet e javës së 18-të sollën ndryshime në renditje, në të dy mini/grupet. Në pesëshen e parë, Play-off, që do të luftojnë për tu ngjitur direkt në Kategorinë Superiore, bie në sy diferenca e vogël në pikë që kanë Tirana me Bylisin, realisht dy skuadrat pretendente për Superioren. Për skuadrat e tjera në këtë mini/grup, ndeshjet nuk kanë ndonjë rrezikshmëri, pasi ato tashmë janë në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, në mini/grupin e dytë, Play-out, nga Naftëtari që ka 4 pikë, edhe deri te Iliria me 13 pikë, duke qenë se në këto ndeshje të fazës së tretë luhet për 24 pikë, të gjitha janë në “vallen”e mbijetesës.
FAZA E TRETË/ RREGULLORJA
# Në fundin e fazës së dytë, ekipet e të dy grupeve ndahen në dy mini/grupe, Play-off dhe Play-out. Pesë skuadrat e para luajnë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore, ndërsa pesë skuadrat e dyta luftojnë për mbijetesë në këtë kategori.

# Në fazën e tretë, të gjitha skuadrave u përgjysmohen pikët. Nëse një skuadër ka numër tek pikësh, pika i shtohet ekipit. Në këtë mënyrë, ngushtohet më shumë diferenca në pikë mes skuadrave.

# Ndeshjet do të zhvillohen me sisteme vajtje-ardhje në 10 javë, ku çdo skuadër do të bëjë dy herë pushim. Kështu, të gjitha skuadrat do të zhvillojnë nga 8 ndeshje=24 pikë.
GRUPI A
Rezultatet-Java e 18-të
Të shtunën, 3 mars 2018 
Tërbuni-Egnatia 3-2
Burreli-Vllaznia B 2-0
Erzeni-Kastrioti 1-2
Besa-Korabi 2-1
Besëlidhja-Dinamo 1-0

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 18 44
2. Egnatia 18 29
3. Erzeni 18 26
4. Besëlidhja 18 24
5. Dinamo 18 24
6. Korabi 18 23
7. Besa 18 21
8. Tërbuni 18 20
9. Vllaznia B 18 19
10. Burreli 18 19
RENDITJA E RE
Grupi A/ Paly-off
1. Kastrioti 22 pikë
2. Egnatia 15 pikë
3. Erzeni 13 pikë
4. Besëlidhja 12 pikë
5. Dinamo 12 pikë

Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Besëlidhja-Kastrioti 14:00
Erzeni-Egnatia 14:00
Dinamo pushim
Grupi A/ Play-out
6. Korabi 12 pikë
7. Besa 11 pikë
8. Tërbuni 10 pikë
9. Vllaznia B 10 pikë
10. Burreli 10 pikë

Faza e tretë
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Vllaznia B-Korabi 14:00
Tërbuni-Besa 14:00
Burreli pushim

GRUPI B 
Rezultatet-Java e 18-të
Të shtunën, 3 mars 2018 
Tirana-Shënkolli 4-1
Tomori-Iliria 2-1
Shkumbini-Naftëtari 1-0
Turbina-Pogradeci 2-1
Bylis-Apolonia 2-2

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 18 45
2. Bylis 18 41
3. Apolonia 18 31
4. Pogradeci 18 27
5. Tomori 18 26
6. Iliria ` 18 25
7. Shënkolli 18 23
8. Turbina 18 15
9. Shkumbini 18 15
10. Naftëtari 18 8
RENDITJA E RE
Grupi B/ Play-off
1. Tirana 23 pikë
2. Bylis 21 pikë
3. Apolonia 16 pikë
4. Pogradeci 14 pikë
5. Tomori 13 pikë
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Pogradeci-Tirana 14:00
Apolonia-Bylis 14:00 

Tomori (pushim)
Grupi B/ Play-out
6. Iliria 13 pikë
7. Shënkolli 12 pikë
8. Turbina 8 pikë
9. Shkumbini 8 pikë
10. Naftëtari 4 pikë 

Faza e tretë
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Shkumbini-Iliria 14:00
Turbina-Shënkolli 14:00
Naftëtari (pushim)