Bayern nuk ndalet, Levandowski shënon golin e katërt kundër Besiktas (Video)

825
Sigal

Në “Allianz Arena” Bayern Mynchen pret skuadrën turke të Besiktas për të diskutuar sfidën e parë të fazës së 1/16 të “Champions League”. Në dukje një kundërshtar i kalueshëm për gjermanët por kujdesi duhet të jetë maksimal pasi jo më kot turqit morën vendin e parë në grup.

Skuadra nga Stambolli do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv sonte, qoftë edhe një humbje minimale, për të bërë surprizën në ndeshjen e kthimit para tifozëve të tyre shumë të zjarrtë.

Komenti i ndeshjes

79’ Është radha e sulmuesit Levandowski për të shënuar, 4-0 për Bayern Mynchen

66′ Myller shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern Mynchen

53′ Francezi Kingsley Coman ka realizuar golin e dytë për skuadrën bavareze

45′ Mbyllet pjesa e parë

43′ Bayern Mynchen kalon në avantazh me Tomas Myller

16′ Kroati Vida ndëshkohet me të kuqe, Besiktas me 10 lojtarë

1′ Nis takimi në “Allianz Arena”

Formacionet zyrtare

bayern