Arsenal do të duhet të bëjë të paktën 2 javë të tjera pa mesfushorin Mesut Ozi

469
Sigal

Arsenal do të duhet të
bëjë të paktën 2 javë të tjera pa mesfushorin Mesut Ozil, për shkak se
futbollisti turko-gjerman është ende i sëmurë dhe jo në kushte optimale fizike
për të garantuar minuta në kampionatin më të fortë në planet.

Lojtari teknik është një prej atyre që prodhon më shumë asiste për gol në Premier
League dhe mungon që prej fitores ndaj Uest Bromuic Albion në Krishtlindje. 

Mesut Ozil nuk ishte as në tribunë në barazimin emocionues 3-3 kundër
Bërnmauth, që skuadra londineze regjistroi në kampionat. Mesfushori i
kombëtares gjermane mori kritika për performancën e tij në humbjet ndaj Everton
dhe Mancester Sitit, që kushtëzuan dukshëm pretendimet për titullin. 

“Nuk e kam parë Ozil që që prej një jave dhe për mua ishte e garantuar që
nuk do ta përfshija në grumbullimin për ndeshjen. Ai është ende në shtrat i
sëmurë dhe nuk do të jetë në dispozicion për përballjet e ardshme”, tha
trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. 

Ozil me të gjitha gjasat nuk do të luajë në Kupën e Anglisë ndaj Preston North
End, ndërsa në kampionat skuadra londineze do të rikthehet në fushë në 14 janar
me transfertën kundër Suonsi.