Përmbytjet, Rama: Qeveria nuk i harron asnjëherë detyrimet e saj ndaj njerëzve

299

Nëpërmjet një video në
facebook, me dëshmi nga njerëz të cilët i quan realë dhe jo aktorë,
Kryeministri Rama tregon se qeveria e tij në 3 vjet ka shlyer rreth 11.5
milionë dollarë borxhe për rreth 4000 familje të dëmtuara nga përmbytjet ndër
vite.

Duke thënë se nga koha
e qeverisë paraardhëse u trashëguan rreth 16 milionë dollarë borxhe vetëm nga
dëmet e përmbytjeve, nëpërmjet një statusi përshkrues, Rama shprehet se qeveria
nuk i harron asnjëherë detyrimet e saj ndaj njerëzve, gjë e cila i bën të
ndryshëm nga ata që qeverisën përpara tij, duke iu referuar kryeministrit
Berisha, por edhe atyre që sipas kryeministrit, qëllojnë me baltë ndaj
qeverisë.

Kompensimi nga
përmbytjet shkon paralel me paketën e solidaritetit të shpallur nga
kryeministri në fund të vitit 2016, ku përveç shpërblimeve për vitin e ri, çdo
fermeri që kishte humbur lopët nga sëmundja e gjedhit, qeveria do t’i
kompensonte me një fond prej 3 milionë dollarë për të zëvendësuar çdo kokë
lope.