Arjan Fetishaj: Kupa “Teuta 2018” dha impakt pozitiv, test që na riktheu dëshirën për më shumë kontribut

1952
Sigal

Nga Agron KAJA

NOT-KUPA “TEUTA 2018”/ Pas përfundimit të këtij eventi ndërkombëtar, flet për “Telegraf” trajneri i skuadrës së Tiranës, u rendit në vendin e 3-të

Për tre ditë me radhë (8-9-10 qershor 2018), në pishinën 50 m “Taq Dafa” në Durrës, u zhvilluan garat e notit për Kupën “Teuta 2018”. Me pjesëmarrjen e tre shteteve: Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por edhe me garues të ftuar nga SHBA-ja dhe Italia, kjo veprimtari ndërkombëtare tregoi se Shqipëria e notit ka potenciale e infrastrukturë që të organizojë evente me kulturë e standarde. Edhe për trajnerin e Tiranës, Arjan Fetishaj, që në këtë veprimtari ndërkombëtare u rendit në vendin e 3-të me 55 medalje në total, organizimi ishte shumë i mirë, ndërsa për skuadrën që ai drejton, ishte një ringritje. “Unë jam shumë optimist pas kësaj Kupe (“Teuta 2018”), jo vetëm për Tiranën që drejtoj, por për progresin në gjithë notin shqiptar. Ishte një organizim shumë i mirë nga FSHN-ja, me një bashkëpunim të përkryer me homologët kosovarë, dhe kjo u reflektua në rezultatet që u arritën nga notarët dhe ekipet, por edhe në ritmikën e bukurinë e garave”, kështu theksoi dje për gazetën “Telegraf” trajneri i Tiranës në sportin e notit, i cili më pas, për skuadrën e tij deklaroi se i kaloi të gjitha pritshmëritë. “Pritshmëritë e Tiranës në Kupën “Teuta 2018” u kaluan, sepse merr pjesë në një veprimtari serioze, edhe notarët bëhen më të përgjegjshëm dhe japim maksimumin e tyre. Ne merituam 16 Medalje Ari, 19 Argjendi e 19 Bronzi, që tregon se Tirana e kishte vlerësuar shumë këtë aktivitet ndërkombëtar. Sepse aty ne pamë realitetin se ku jemi, por edhe mundësitë reale që ka skuadra dhe individët e saj. Nikol Merizaj u shpall notarja më e mirë e kësaj veprimtarie ndërkombëtare, një vazhdueshmëri pozitive për të, por edhe Vivian Xhemollari në Kategorinë D dhe Julia Xhako në Kategorinë F, për ne si skuadër treguan jo vetëm vlera personale, por edhe punën këmbëngulëse që bëhet me të gjitha kategoritë e moshave që ne trajnojmë”. Te skuadra e Tiranës spikat notarja e talentuar Nikol Merizaj, e cila në këtë periudhë po përgatitjet në Greqi, pasi do të garojë në Lojrat Olimpike Mesdhetare “Tarragona 2018”. “Unë i uroj Nikolës suksese në Tarragona, ne do të na ketë mbështetje në çdo garë. Ajo është shembull te Tirana, sidomos për të rinjtë dhe të rejat, për të cilët kjo Kupë në Durrës ishte edhe si një test për veprimtarinë e radhës në fundin e muajit qershor”, kështu theksoi në deklaratën e tij Arjan Fetishaj, trajner i notit të Tiranës.

Unë jam shumë optimist pas kësaj Kupe (“Teuta 2018”), jo vetëm për Tiranën që drejtoj, por për progresin në gjithë notin shqiptar. Ishte një organizim shumë i mirë nga FSHN-ja, me një bashkëpunim të përkryer me homologët kosovarë, dhe kjo u reflektua në rezultatet që u arritën nga notarët dhe ekipet, por edhe në ritmikën e bukurinë e garave

NOTARJA MË E MIRË PËR FEMRA

Nikol Merizaj, Tirana (Alb), me 1787 pikë FINA

 

Kupa “Teuta 2018”/ Ekipet fituese (M-F)

Ekipi                            M.Ari  M.Arg.            M.Br.

  1. STEP (Kos) 34 20        13
  2. Te Stela (Alb) 28 33        33
  3. Tirana (Alb) 16 19 19