Akuzat për trukim, ylli i PSG-së: Luajtëm me zemër, fitorja me 5 gola e shpeshtë

451
(L-R) Filip Stojkovic of Red Star Belgrade, Marco Verratti of Paris Saint-Germain during the UEFA Champions League group C match between Paris St Germain and Crvena zvezda at the Parc des Princes on October 03, 2018 in Paris, France(Photo by VI Images via Getty Images)
Sigal

Paris Saint Germain është në qendrën e akuzave për fiksim ndeshjet, me kampionët në fuqi të Francës që dyshohet se kanë trukuar takimin e Champions League ndaj Crvena Zvezda.

Gazeta sportive franceze “L’Equipe” raporton se një nga drejtorët e klubit serb kishte tentuar të rregullonte ndeshjen dhe që PSG të fitonte me pesë gola diferencë. Një tentativë që është “nuhatur” nga shumë bastvënës të cilët kanë fituar shifra të konsiderueshme.

Megjithatë kundër këtyre akuzave ka dalë ylli i mesfushës së PSG-së, Marco Verratti i cili ka theksuar se pretendimet nuk janë të vërteta dhe se ndeshja është luajtur në mënyrë mëse të rregullt.

“Nuk kemi dëgjuar asgjë. Unë nuk mendoj se është e vërtetë. Ne luajtëm futboll, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk është hera e parë që kemi fituar me pesë gola diferencë. Vitin e kaluar kemi fituar shumë ndeshje nga pesë gola. Këto janë probleme që janë jashtë dhe ne nuk jemi të interesuar në to.”-deklaroi mesfushori italian.

Thuhet se për duelin e Champions mes PSG-së dhe Crvena një zyrtar serb ka vendosur rreth 5 milion euro në skedinë, duke parashikuar fitoren e francezëve me 5 gola diferencë. Diçka e cila ndodhi, pasi PSG fitoi me rezultatin e thellë 6-1.