50 milionë euro plus një lojtar, oferta joshëse e Juventusit për Chiesan

529
Sigal

Federico Chiesa është objektivi i madh i shumë klubeve të mëdha jo vetëm në Itali por edhe në Europë.

Pak javë më parë klubi vjollcë refuzoi një ofertë nga Bayern Munich për futbollistin që kapte shifrën e 60 milionë eurove. Baza nga e cila Fiorentina do të hyjë në bisedime me klubet e interesuara për Chiesën është minimalisht 70 milionë.

Pikërisht rreth kësaj shifre vërtitet edhe oferta e parë zyrtare e Juventusit që sipas të përditshmes torineze “Tuttosport” i ka ofruar klubit vjollcë 50 milionë euro plus kartonin e Ricardo Orsolinit që aktualisht luan i huazuar te Bologna.

Përsa i përket Chiesës, Juventusi ka gati një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.