​Holanda fiton, por mbetet jashtë Kupës së Botës

1453

Pavarësisht fitores prej 2:0 ndaj Suedisë, Kombëtarja e Holandës ka mbetur jashtë Kupës së Botës “Rusia 2018”

Sigal

Holanda ka shënuar fitore prej 2:0 ndaj Suedisë, por ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar vendin e dytë, për të kërkuar kualifikimin në Kupën e Botës.

Të dy golat për Holandën i shënoi anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben.

Pas kësaj fitoreje Holanda mbetet në vendin e tretë më 19 pikë, aq sa ka edhe Suedia në vendin e dytë, por me goldallim më të dobët.