Dushani propozoi Mehmetin si komandant i Divizionit të parë, Tarasi ishte kundër

142

Cili ishte roli i jugosllavëve në organizimin e Partisë Komuniste në Shqipëri

Gëzim Llojdia

1. Gazeta “Flamuri”. Viti 1950, Nr unik , faqe 6. Botimi: Romë, Itali. Komenti i saj është ky: “Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç duke u ardhur me vonë Blazo Jovanoviç e Svetovar Vukmanoviç Tempo përbënin: 1-shtytjen, 2-krijuesin, 3-udhëheqësit, 4-komandantët e vërtetë të PKSH.

Cili ishte roli i tyre në themel të kësaj qelize që ishte në formim?

Pas kësaj pyetjeje retorike, gazeta vijon më tej me këtë informacion:

1-Zhdukën mosmarrëveshjet;

2- Vendosën disiplinën;

3-Bënë mbledhjet;

4-Emëruan komandantët;

5-Ata organizojnë;

6-Ata urdhërojnë;

7-Ata shtyjnë të krijohet ushtria Nacional-Çlirimtare.

Gazeta shkruan: Me t’u formuar Brigada e Parë, Dushan Mugosha shkon këshilltar pranë Mehmet Shehut.

Cili ishte qëllimi i tij:

1-Urdhërues,

2-Shtytës për vëllavrasjen me Ballin Kombëtar.

Dushani cakton Enver Hoxhën komandant të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare

“Para se të nisej për në Jugosllavi Dushan Mugosha u ftua në mbledhjen e KQ të PKSH, ku ishin prezent disa anëtarë të komitetit dhe aty parashtroi mendimin, se komandanti i përgjithshëm Spiro Moisiu nuk ishte në lartësinë e detyrës dhe propozoi të emërohej në vend të tij Enver Hoxha, deri atëherë, komisar i komandës së lartë.

K.Q i PKSH e pranoi këtë propozim të Dushan Mugoshës dhe në Konferencën e Përmetit, aty nga fundi i majit 1944, Enver Hoxha u emërua Komandant i Përgjithshëm me gradën kolonel-gjeneral (Sang.trad. f 61).

“Dushan Mugosha propozonte emërimin e Mehmet Shehut si Komandant i Divizionit të Parë, kurse Enver Hoxha nuk qe dakord. Por pas shpjegimeve të Dushanit, më në fund e pranoi këtë propozim…etj.”, Gazeta i referohet botimit të (Sang.trad f 61).

2. Përvijohet më tej informacioni që sjell ky botim shqiptar në vitet ’50. Ja çfarë thuhet në materialin e gazetës: “Situatat, që mbretëron midis grupeve në Shqipëri më 1941 u karakterizua kështu nga Miladin Popoviçi:”Kemi gjetur një kaos të vërtetë. Ndodheshin grupe dhe grurthe (gjithsejtë tetë, ndër të cilët dy trockistë). Secili prej tyre tërhiqte nga ana e tij. Shpesh herë bënin edhe bashkime marrëveshje për të paditur tek ne njëri-tjetrin. Bënin nga këto marrëveshje deri me Fundon. Mund të kishte çdo gjë tek këto grupe, por asgjë komuniste…”(Sang.trad f 8 nga relacioni i Miladin Popovicit Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave,21 maj 1942)

“Bisedimet me këto grupe vazhduan prej dhjetë deri në 20 ditë. Kalonim nga një pjekje ilegale në tjetrën. Me grupin e “Korçës” i rrahëm çështjet në shtëpinë e Enver Hoxhës e të Koço Tashkos. Ky grup nuk donte të njihte gabimet e tij, kërkonte të shpallej si parti e pastaj gjithë grupet e tjerë të mblidheshin rreth tij, por arritëm ta bindëm me argumente të forta që të pranojë krijimin e partisë. Në grupin e Korçës ndihma më e fortë na erdhi nga punëtorët Koci Xoxe dhe Pandi Kristo…”(San.trad. f9 nga shënimet e Dushan Mugoshës mbi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitet 1941-1944).

3. Gazeta thotë më poshtë: “PKSH është fund e krye një krijesë e jugosllaveve dhe pa ndërhyrjen e këmbënguljen e tyre, as që do të kishte Parti Komuniste në vendin tonë. Përpara se të vinin Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha për ta organizuar dhe udhëhequr komunizmin në Shqipëri aty s’ishte veç disa grupe të vegjël që s’ishin aspak të lidhur me masat që ishin larg nga veprimtarja komuniste e vërtetë, që ishin në kundërshtim me njeri-tjetrin, gjë kjo që ka shkaktuar luftë të ashpër dhe të paprerë midis tyre. Ndër ta sundonte shpirti i ngushtë i sektarizmit, i oportunizmit dhe i lokalizmit” Sang.trad. f3, nxjerrë nga rezoluta e Konferencës së parë të përgj.PKSH mbajtur në Labinot ,në prill 1943).