VIDEO/ Studentët në protestë, në Elbasan u mbyllin Universitetin, roja: Me urdhër nga lart

561
Sigal

Studentët e Elbasanit janë përballur sot me dyert e mbyllura të Universitetit të tyre.

Me pretekstin se sot është një ditë zyrtare pushimi, studentët nuk janë lejuar që të protestojnë sot në ambientet e institucionit të tyre arsimor. Sipas asaj që thonë studentët roja u ka thënë se ky ka qenë një urdhër nga lart, duke iu referuar Ministrisë së Arsimit.

‘’Këto janë urdhëra nga ministria mesa duket, pasi dhe roja u shpreh se është dhënë urdhër nga lart”, shprehet një prej studentëve.

‘’Na kanë mbyllur dyert e Universitetit, kjo është e patolerueshme. Ne do të vazhdojmë protestën në pjesën e jashtme të rrethimit të Universitetit”, shprehet një tjetër prej studentëve.

Ndërkohë që për ditën e nesërme studentët thonë se do të ketë një marshim drejt Tiranës, për të qenë pjesë e protestës më masive që ka ndodhur në këto ditë.