VIDEO/ Djegin koshat e mbeturinave, banorët bllokojnë aksin Durrës-Shijak: Turp! Turp!

537
Sigal

Dhjetra banorë kanë bllokuar sot aksin rrugor Durrës –Shijaknë shenjë proteste për gjendjen e rrugës.

Banorët kanë ndezur koshat e mbeturinave në mes të rrugës në shenjë proteste. Banorët thonë se kjo gjendje e rrugës nuk është as në fshatrat e Dibrës.

‘’Rruga është e gjitha e amortizuar, askush nuk është kujtuar që ta rregullojë”, shprehen banorët.

Raportohet se në këtë zonë ka një prani të madhe jo vetëm të qytetarëve por edhe të bizneseve.

‘’Edi Rama të vëjë dorë se do bëhet më keq se në ’97-tën”, shprehet një tjetër prej banorëve ndërsa në zonë kanë mbërritur dhe punonjësit e policisë.

Ky është një nga akset rrugore që është premtuar nga ana e qeverisë Rama se do të ndërtohet, po ende nuk është marrë asnjë hap për nisjen e punimeve.

Kontaktuar më herët nga Fax News Bashkia e Shijakut është shprehur se kompetencën për ndërtimin e rrugës e ka Ministria e Infrastrukturës.

Banorët kanë paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i protestës deri në zgjidhjen e plotë të problemit të tyre disa vjeçar.