Shqiptarët, “dyerve” të Evropës, rriten me 8% kërkesat për azil

93
????????????????????????????????????????????????????????

Mbi 11 mijë qytetarë presin t’iu pranohet kërkesa për azil, 2000 kërkesa çdo muaj

Shqiptarët mbeten “dyerve” të Evropës – Rritet numri i azilkërkuesve, 8% më shumë se viti 2018

Azilkërkuesit nga Shqipëria vijojnë të trokasin në dyert e vendeve të Bashkimit Evropian. Të dhënat më të fundit të zyrës evropiane për mbështetjen e azilkërkuesve, dhe që i referohen muajit Prill, tregojnë qartë se, numri i shqiptarëve që kërkojnë mbrojtje në Evropë është ende mjaft i lartë, pranë 2000 kërkesave në muaj. Shifra e saktë fiksohet në 1946, dhe është 10% poshtë nivelit të muajit të kaluar, por 8% mbi nivelin e muajit Prill të vitit 2018. Kjo do të thotë se, krahasuar me një vit më parë, tendenca e shqiptarëve për të aplikuar për azil në një prej vendeve të BE është rritur ndjeshëm. Referuar këtij viti, shifra mbetet më e ulëta, por sërish mbi nivelet e 2018-ës. Së fundmi, duke filluar që prej verës dhe vjeshtës së vitit të kaluar, shifrat e azilkërkuesve shqiptarë nëpër Evropë janë rritur në mënyrë të papritur. Janë rreth 11.649 shqiptarët që sipas autoriteteve evropiane presin nëpër dyert e Evropës që t`iu pranohet kërkesa për azil.