Rriten pagat e punonjësve të transporteve në të gjithë Shqipërinë, pozicionet përfituese

88

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar nëpërmjet një komunikimi rritjen e pagave për disa kategori punonjësisht në Tiranë dhe në drejtoritë rajonale. Efektet kanë hyrë në fuqi në 12 Shkurt të këtij viti. Sipas asaj që ka njoftuar DPSHTR-ja, ka një rritje nga ndryshimi i përqindjes së shtesës së kategorisë prej 5% në drejtoritë rajonale: Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër, Laç, Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës, Sarandë!

-Për pozicionin Kryetar Dege Financë ka një rritje maksimale bruto prej 4.300 lekë.

-Për pozicionin Përgjegjës Sektori Finance ka një rritje maksimale bruto prej 4.300 lekë.

-Për pozicionet: Kryetar Dege Regjistrimi Mjete; Kryetar Dege/Specialist regjistrimi; Kryetar Dege/Specialist testimi ka një rritje maksimale bruto prej 3.000 lekë.

-Për pozicionet: Përgjegjës Sektori i: Taksave Tirana 1; Taksave Tirana 2; Përgjegjës Sektori + jurist; Përgjegjës Sektori Juridik dhe Burimeve Njerëzore ka një rritje maksimale bruto prej 2.000 lekë.

-Për pozicionet: Specialist administrimi; testimi; regjistrimi; regjistrimi/identifikimi; indentifikimi/tahografi; regjistrimi/identifikimi/tahografi; Ekonomist; Jurist; Jurist/specialist ndryshim pronësie mjeti, ka një rritje maksimale bruto prej 2.000 lekë.

 Në njoftim përcaktohet se në Drejtorinë e Përgjithshme është hequr kategoria 5/a1 dhe është bashkuar me kategorinë 5/a, pra për specialistët e sektorit të financës, planifikimit ekonomik, administrimit në këtë kategori ka një rritje maksimale bruto prej 2.000 lekë.

-Për kategoritë 5/b dhe 5/c është rritur vështirësia nga 10.000 lekë në 12.000 lekë, pra për specialistët e kësaj kategorie në sektorin e regjistrimit të mjeteve dhe Tahografit; liçensimit, çertifikimit dhe ATP; drejtuesve të mjeteve; kontrollit të autoshkollave; kualifikimeve; testimeve; prokurimeve; juridik, arkivit kombëtar të mjeteve; arkivit kombëtar të drejtuesve të mjeteve; shërbimeve mbështetëse; informacionit, kanë një rritje maksimale bruto prej 2.000 lekë.

-Përgjegjës i Sektorit Juridik dhe Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore nga klasa 4/b kanë kaluar në klasën 4/a, me një rritje maksimale bruto prej 4.700 lekë.

-Specialist i përcaktuar në Sektorin e Burimeve Njerëzore nga klasa 5/c ka kaluar në klasën 5/b, me një rritje maksimale bruto prej 7.000 lekë.