Plas tek parlamenti, protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend

731
Sigal

Dhunë e përleshje tek Parlamenti. Teksa në Kuvend po mbahet seanca plenare, jashtë godinës kanë filluar të mblidhen edhe banorët e Astirit, të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre.  Me pankarta në duar ku shkruhet: “ Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” të gjithë njëzëri i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimet me vlerën e tregut.

Mësohet se 20 mjete të FNSH-së janë prezente si dhe shumë forca kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.  Protestës para parlamentit të  banorëve të “Astirit” i janë bashkuar edhe qytetarë nga zona e “Uzinës së Traktorit”.