Nora Malaj: Fëmijët në rrezik!

640
Sigal

Me dy lajme të rënda sot po përballen familja, shkolla dhe shoqëria shqiptare.Shteti e mekanizmat e tij tashmë janë vënë përpara situatës Sos!

Lajmi i parë tronditës, shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës ‘Adem Haxhia’ në Postribë të Shkodrës , të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptomat e të vjellave, marrje mendsh. Situata ende nuk është e qarta nga se janë helmuar nxënësit, nga ushqimi, uji , apo ??!!!
Kjo tregon se jemi larg premtimit të garancisë dhe sigurisë se jetës për fëmijët dhe të rinjve. Uroj që situata të mos acarohet e fëmijtē tē dalin sa më shpejt nga gjendja toksike dhe e vështirë!

Lajmi i dytë që trondit , në Shqipëri sipas një raporti të UNICEF dhënë nga mediat vizive është se 1 në 10 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online. “Edhe në vendin tonë qarkullojnë imazhe të abuzimit seksual me fëmijët. Në vitin 2018 një organizatë italiane publikoi se domeni “.al” është i treti në Europë për nga përmbajtja e imazheve, apo videove me abuzim seksual të fëmijëve, pra i treti në Europë dhe i 8 në botë. Pra ka edhe në internetin shqiptar me përmbajtje të tilla që qarkullojnë, ku dikush i ka shantazhuar për të dërguar një foto intime të fëmijëve”, do të na thotë perfaqësuesja e Unicefit .
Domeni shqiptar i treti në Europë dhe i 8 në botë!!!! Tmerr!!!

Të dyja këto lajme janë aq tronditëse , se tashmë tregojnë që jeta e fëmijëve tanë është në rrezik!

Asnjë mekanizëm mbrojtës! Kemi marrëveshje për internet të sigurtë po asgjë nuk funksionin në  realitet. Në letra kemi që në 2016 marrëveshje të tre institucioneve ( ministrive të linjës ) po raliteti është i frikshem!
Fëmijët duket që janë  në mëshirë të fatit dhe të pasigurtë!
Asgje per sigurinë ushqimore! Asnjë garanci për sigurinë shkollë !
1 në 10 fëmijë është pre e bulizmit ?!!!
Dhe tanshmë dhe pre e seksizmit nëpermjet internetit!
Ku janë institucionet shtetërore??!!!
Kur dhe ku do të bëhem bashkë për të trajtuar seriozisht dhe per t’u marre me garancinë e jetës së femijeve??!!
Ku janë miqtë e fëmijeve , pjesë e Parlametit Shqiptarë ??!! A nuk po kuptojnë që nuk ka nesër , pasi sot duhen marr masat se fëmijët shqiptarë janë të rrezikuar???
Ku janë institucionet e Avokatit të Popullit
, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhenave te Individit dhe të gjithë organizmave kombetare e nderkombetarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri??!!
Te nderuar prindër,
sot misioni juaj është berë mëse i domosdoshëm për të mbrojtur dhe ruajtur fëmijet tuaj , përballe kesaj apatie dhe situate të pasigurtë që ndodhet shteti sot!
Kujdes , nese ne nuk do të ruajmë sot fëmijët tanë , nesęr do të jetë shumë vonë.
Ju bëj thirrje inatitucioneve që veprojnë në Shqipëri se tashmë nuk ka më kohë për indiferencë , po të gjithë së bashku te punojmë për sigurinë dhe garancine e femijeve tanë, pasi nderi i Kombit fillon te femijtë dhe përfundon te të moshuarit!

Sot fëmijet janë në rrezik , nese e gjithë shoqeria , familja dhe shtetit nuk do behen bashke per te luftuar kete te keqe te madhe!
Kushdo që është indiferent sot, nuk i do të ardhmen e sigurte femijeve neser. Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.Mos harroni: “Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!”
Sot së bashku të veprojmë që nesër indiferenca dhe mos kujdesi të mos vrasë fëmijët tanë!