Ja si mund të punoni në SHBA/ Amerika ofron viza punësimi për infermierë, kujdestarë fëmijësh e të moshuarish, punonjës agrikulture, sportistë, artistë, punonjësit e kompanive partnere, të ndërtimit, mishit etj. Ja procedura e marrjes së vizës dhe ku mund të aplikoni

609
Sigal

Amerika ofron viza punësimi për infermierë, kujdestarë fëmijësh e të moshuarish, punonjës agrikulture, sportistë, artistë, dhe për ata që transferohen në kompani partnere

Ja procedura dhe kategoritë e personave që mund të punojnë në SHBA

Të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar për t’u punësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të pajisjen me viza jo-emigruese, duhet të kenë parasysh se jo çdo person ose aplikant mund ta fitojë këtë të drejtë. Amerika ka disa specifika të veçanta për sa i përket përzgjedhjes së personave që udhëtojnë drejt SHBA-ve për të punuar gjatë një kohe të caktuar. Vizat e punës janë të specifikuara. Në mënyrë që ta përfitoni,  ju duhet të jeni i kualifikuar për punën, punëdhënësi t’ju bëjë kërkesën për punësim tek Departamenti i Punës e më pas t’ju bëjë peticion pune me Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (USCIS), dhe vetëm pasi peticioni është miratuar nga USCIS, ai shkon tek Konsullata për shqyrtimin e vizës. Është shumë e rëndësishme për punëdhënësit e ardhshëm të dorëzojnë peticionin sa më shpejt të jetë e mundur (por jo më shumë se 6 muaj përpara se të fillojë puna e propozuar) për të dhënë më shumë kohë për procedimin e peticionit dhe pastaj të vizës.  Duhet pasur parasysh që aprovimi i peticionit nuk do t’i garantojë lëshimin e vizës një aplikanti që gjendet i papranueshëm nën parashikimet e Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë.   Në mënyrë që të konsiderohet si një jo-emigrant, aplikanti që dëshiron të punësohet duhet të dorëzojë formularin I-129, Peticion për Punonjës të Përkohshëm, në Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Peticioni mund të plotësohet në këtë adresë: https://www.uscis.gov/i-140

Kategoritë e vizave jo-emigruese dhe e personave që mund të punojnë përkohësisht në SH.B.A

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara.

  • H-1B– Vizat e klasifikuara H-1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës.
  • H-1CVizat e klasifikuara H-1C i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet.
  • H-2A– Vizat e klasifikuara H-2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës;
  • H-3– Vizat e klasifikuara H-3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjekësi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet gjithashtu edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë;
  • L– Vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SHBA. të cilët, brenda 3  viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për 1 vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SHBA.
  • O-1– Vizat e klasifikuara O-1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit;
  • O-2– Vizat e klasifikuara O-2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik;
  • P-1– Viza e klasifikuar P-1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën;
  • P-2– Vizat e klasifikuara P-2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok;
  • Q-1– Vizat e klasifikuara Q-1 i aplikohen pjesëmarrësve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar për qëllim që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit.