Dritan Demiraj: Qeveria dhe fjalori i turpit

145

“Rrojtorja rilindëse”/ Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj: Qeveria, bordello politike!

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Në një postim në rrjetet sociale Dritan Demiraj është shprehur se publikimi i përgjimeve të tilla do të rrëzonin çdo qeveri që funksionon në një vend demokratik. Ish-ministri shkruan se “rrojtorja rilindëse”, që sipas tij, është kthyer në një “bordello politike rilindëse”, ka si funksion bazë; vjedhjen, rruajtjen, qethjen e Shqipërisë dhe të shqiptarë.

“Rrojtorja rilindëse! Publikimet e audio përgjimeve nga “Bild”, do të rrëzonin çdo qeveri që funksionon në një vend demokratik. Kërcënime, shitblerje vote, rreshtime drejtuesish ordinerë trafikantë policie dhe administratës publike, poshtërime të dinjitetit të shqiptarëve, hareme dhe berberhane apo rrojtore “rilindëse”, ku me fjalorin e tyre të “pasur prej ordinerësh”, po “falimentojnë” shtëpitë diskografike pornografike!!! Kryekaqoli dhe kaqolët e tij ministra, deputetë, drejtorë e drejtues policie (për të cilët kam bërë denoncime publike në media për shkarkim dhe vendosje para drejtësisë në momentet që drejtoja MPB) në bashkëpunim të ngushtë me botën më të errët të krimit, për të mos e rruajtur k…, çajnë k…, çajnë b…, por tani ta mbajnë me “shkumë” se dhe ju pëlqejnë shkuma party!!! Kjo rrojtore qeverisëse rilindëse që ka vendosur për fatet e Shqipërisë, e cila me “organet gjenitale dhe mendore të skopitura”, varfëroi dhe vodhi pasuritë e Shqipërisë e shqiptarëve, dhunoi, largoi, poshtëroi çdo shqiptar që i ka ngelur sadopak dinjitet! “Rrojtorja rilindëse” me funksionin bazë të vjedhjes, rruajtjes dhe qethjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve, tashmë është kthyer në “bordello politike rilindëse”!!!! Populli përdorë një shprehje; ”Ndalu beg, se ka hendek”, momenti i rënies në këtë hendek ka ardhur. Turp për ata qe ju vinë prapa! Turp për ata që vazhdojnë të jenë ushtarë të qeverisë së krimit! Turp për ata që janë Rilindës! Por më trup për ata që i kanë votuar! PS: Kërkoj ndjesë për përdorimin e k-së. Poshtë KM ynë duke votuar. D.D. USA.”