Moti do të jetë me kthjellime përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/29°C
Zonat e ulëta 21/35°C
Zonat bregdetare 23/34°C.