‘5 vite shkollë, unë dy veshka kam’/ Ja mesazhet e studentëve për Ramën

371

Nuk paguaj 300+ për provim’, ‘5 vite shkollë, unë dy veshka kam’, ‘Kafshatë që s’kapërdihet është tarifa’, këto ishin disa nga mesazhet që mbartnin në duar studentët gjatë protestës së ditës së sotme.

Në shenjë proteste, ata kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa i kanë bërë thirrje ministrisë që të tërhiqet nga vendimi për tarifat për kreditet, apo dhe atë të studimit.

Teksa shprehen në vendosur në kauzën e tyre, studentët kanë hedhur stilolapsa në drejtim të godinës së ministrisë. Studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.