Sigal

Ripunësimi pas pensionit

Pyetje

Zonja Fatmira nga Tirana në letrën e saj shkruan: jam e datëlindjes 9 dhjetor 1955. Mbasi mbarova fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Tiranës, punova rreth 39 vjet mjeke në institucione shëndetësore shtetërore dhe kohët e fundit në spital privat, pa përfshirë periudhën e studimeve të larta ditën. Kam menduar të dal në pension në fund të këtij viti. Pyes, si llogaritet pensioni në këtë rast, a përfitoj pension shtesë për periudhën që kam punuar mbi moshën e pensionit dhe mbas daljes në pension a kam të drejtë të ripuësohem në institucione private shëndetësore dhe të përfitoj pension dhe rrogën  njëkohësisht?

Përgjigje

Ju kushtet për pension i plotësoni në moshën 60 vjeçe e 4 muaj duke filluar nga data 9 prill 2016 dhe për pension të plotë ju janë kërkuar 35 vjet e 8 muaj punë të siguruara gjithsej, përfshi dhe periudhën e studimeve të larta ditën që për femrat të cilat do të dalin në pension deri më 31.12.2032 do t’u njihet vjetërsi pune. Meqenëse në fund të këtij viti mendoni të dilni në pension, përveç pensionit të plotë i cili nga data 1 janar 2015, sipas ligjit nr.104/2014, nuk ka tavan por varet nga shuma e viteve të punës të siguruara dhe pagës mesatare bruto mujore, do të merrni edhe shtesë pensioni 0,5% për çdo muaj të punuar mbi moshën e pensionit për periudhën 9.4.2015 – 31.12.2018, pra për 44 muaj shumëzuar me 0,5%, baras 22% të pensionit të plotë. Mbas daljes në pension, nga 1 janari i vitit 2019, po të rifilloni punë në sektor privat si mjeke, do të merrni njëkohësisht pensionin e shtesat që bëhen me vendime Qeverie dhe rrogën, por do të vazhdoni të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore njëlloj sikur nuk keni dalë në pension.

    

 Llogaritja e duhur për pensionin

Pyetje

Një mësuese e ciklit të ulët nga Vlora shkruan: më 1 shtator të vitit 2017 plotësova moshën e pensionit 60 vjeçe e 6 muaj dhe sipas librezës së punës kisha 41 vjet e 10 muaj punë të siguruara në shkollën e Kotës në Vlorë. Dokumentet e pensionit i kam përgatitur dhe mendoj ti dërgoj së shpejti në agjencinë e sigurimeve shoqërore në Vlorë. Pyes, nga cila datë do të filloj pagesa e pensionit dhe si do të llogaritet.

Përgjigje

Pensioni përbëhet nga dy pjesë, nga pensioni bazë ose social i cili për vitin 2017 ka qenë 7.064 lekë dhe nga një shtesë e cila llogaritet me 1% të pagës mesatare bruto mujore për çdo vit pune të siguruar. Pagat deri më 31 dhjetor 1993 sigurimet shoqërore i marrin nga vendimi i Qeverisë nr.561, datë 12.8.2005, ndërsa pagat bruto nga 1 janari i vitit 1994 deri ditën e fundit që keni punuar do ti dërgoni ju. Sigurimet shoqërore të gjitha pagat nga dita që keni filluar punë deri ditën që keni ndërprerë marrëdhëniet financiare me drejtorinë arsimore në Vlorë i shumëzojnë me koeficientët e caktuara nga Qeveria. Gjithashtu mbi pensionin e llogaritur duke filluar nga data 1 korrik 2018, do t’ju shtohet edhe shtesa prej 2,8% që u indeksuan pensionet me vendimin e  Qeverisë nr.348, datë 12.6.2018, botuar në fletoren zyrtare 87. Mbasi të merrni librezën e pensionit, nëse nuk bindeni më shumë, vitet e punës të siguruara e datën e fillimit, sipas nenit 86 të ligjit të sigurimeve shoqërore keni të drejtë ti bëni ankesë me shkrim, komisionit të ankimit në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore në Vlorë. Po të mos bindeni drejtoni një ankesë tjetër me postë rekomande komisioni qëndror të ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe së fundi Gjykatës Administrative.

Trajtimi financiar pas daljes në pension

Pyetje

Një punonjës i Fondacionit “Besa” nga Shkodra shkruan: në shtator të këtij viti plotësoj moshën e pensionit 65 vjeç  dhe kam rreth 37 vjet punë të siguruara. Pyes, a mund të vazhdoj të punoj mbi moshën e pensionit ? Po mbas daljes në pension a kam të drejtë të ripunësohem dhe cili është trajtimi financiar në të dy rastet?

Përgjigje

Mbështetur në vendimin e Qeverisë nr.478, datë 16.6.2010, punonjësit e institucioneve jo buxhetore, mund të vazhdojnë të punojnë edhe mbi moshën e pensionit me kontratë me qëndrën e punës dhe sipas nenit 19 të ligjit nr.104/2014 të sigurimeve shoqërore për cdo muaj që punon mbi moshën e pensionit dhe paguan kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore përfiton 0,5% shtesë mbi pension, baras me 6% për një. Në rastin kur personi…

(për më tepër lexoni gazetën “Telegraf”)