Vin Diesel një urim special për vajzën e Paul Walker

99

Meadow Walker, vajza e Paul Walker ka festuar 21- vjetorin e lindjes. Ajo ka marrë urime të shumta, por një urim special ka qenë ai i yllit të Fast & Furious, Vin Diesel.

“Mund të them që jam shumë krenar për personin që po bëhesh, por e vërteta është se kam qenë gjithmonë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow. E di që është 21-vjetori yt dhe doje të festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua shumë vogëlushe. Xhaxhi Vini”.

Urimi i ka pëlqyer së tepërmi 21-vjeçares, e cila i është përgjigjur: Faleminderit shumë. Mezi po pres të të shoh ty së shpejti. Dhe engjëjt e vegjël gjithashtu. Shumë dashuri.

Që pas vdekjes tragjike të Walker, vajza e tij është lidhur së tepërmi me Diesel dhe familjen e tij.