Sigal

Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun Flori Mumajesi, prej një kohe të gjatë nuk është shfaqur në media dhe as në rrjetet sociale.

Por këtë të dielë Flori Mumajesi do të prezantojë këngën e tij më të re në ‘Kënga Magjike’ duke u rikthyer pas shumë vitesh në këtë festival.

Ka qenë miku i tij Klajdi Haruni i cili ka publikuar në  Instagram një video, ku shihet duke ndezur gjeneratorin e studios për të vazhduar punën, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ndërkohë, “Prive” shkruan se kënga me të cilën Flori prezantohet këtë javë në Këngën Magjike do të quhet “Nuk të dua dot më pak”.