Motrat Istrefi koncert humanitar për Shqipërinë

537
Sigal

Shqipërisë pasi u prek nga tërmeti në ndihmë do t’i dalin edhe dy këngëtaret e njohura.

Fjala është për Nora e Era Istrefin.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Era, përmes një fotografie të hedhur në Instagram, ku tha se ndonëse nuk po merret me koncerte së fundmi, ajo dhe Nora do shkojnë në Tiranë për të përformuar, në mënyrë që t’u dilet në ndihmë atyre që janë prekur nga tërmeti.

“Edhe pse nuk majë koncerte që sa per shkak qe jom tu u mare me projekte t’reja, mvjen mire qe kemi me u pa t’premten n’Tirane sidomos per arsyen qe tgjitha fitimet kan me u perdore per ndihma te njerezve qe kan nevoje ne Shqipri” tha Era.

Koncerti do të mbahet në një klub nate në Tiranë me 13 dhejtor.