Sigal

Aktori i ‘Portokalli’, Marin Orhanasi pak muaj më parë u bë baba për herë të dytë. Familjes së tij ju shtua një tjetër djalë dhe aktori ka treguar se dy të dy fëmijët janë bekimi më i madh ne jetë. Ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, Marini ka rrëfyer më shumë nga jeta familjare dhe një histori shumë gazmore nga dita e lindjes së djalit.

Ai tregoi se për shkak të ndërrimit të sallave, kishte ngatërruar gruan e tij në maternitet. “Nusen time e nisën tek salla e vështirësive dhe më pas e kaluan tek një më e lehtë, sepse falë Zotit lindi mirë. Ndërkohë që unë isha ulur tek kolltuqet e pritjes ajo kaloi tek salla e tretë. Unë shkova tek e dyta dhe i thoja: ‘Jepi forca pra’. Aty pashë një vajzë tjetër, ndërsa burri i saj më rrinte nga pas”, – ka treguar aktori.

Megjithatë më pas Marini e kishte gjetur gruan e tij dhe madje kishte marrë i pari në krahë djalin. Kjo eksperiencë duhet të ketë qenë një nga më të bukurat gjatë shtatzënisë së partneres së tij.