Luksi i shfrenuar i VIP-ave shqiptarë, pushimet mijëra euroshe në Mykonos

616
Sigal

Nga Blendi Fevziu tek Arbana Osmani duket se të gjithë personazhet e showbiz-it shqiptar kanë zgjedhur të shkojnë në Mykonos.

Ishulli i famshëm grek, Mykonos njihet për jetën e shfrenuar mes luksit, dhe VIP-a nga e gjithë bota zgjedhin të vizitojnë këtë destinacion që ngjan me një parajsë. Bardhësia që karakterizon të gjithë shtëpitë e ishullit, me një arkitekturë unike dhe pozicionimi shkallë-shkallë, falin një pamje madhështore.

Por, sikurse është një destinacion i lakmuar aq është dhe i shtrenjtë! Një natë në Mykonos kap shifra të ‘çmendura’ për njerëz të thjeshtë. Vlera minimale 1 mijë euro për një dhomë hoteli, e bën të lakmuar por të paarrirë.

Duket se VIP-at shqiptarë e kanë të parin në listë kur bëhet fjala për të pushuar gjatë sezonit veror.

Ujërat e kaltra me një magji ngjyrash dhe restorantet e clubet luksoze, shoqëruar me arkitekturën e pakrahasuar në asnjë vend tjetër, por edhe Nusreti( kuzhinieri i famshëm me stilin e tij të veçantë) janë tundimet që bëjnë të bien pre njerëzit ‘e pasur’ të Shqipërisë.

1.Arbana Osmani dhe i dashuri i saj Eduart Grishaj zgjodhën të kalonin disa ditë të bukura në Mykonos dhe e nisën sezonin e udhëtimeve me këtë destinacion.


2.Pas Maçu Piçut në Amerikën Latine, Blendi Fevziu ka zgjedhur të arratiset disa ditë në Mykonos. Si duket dhe moderatori i njohur u tundua nga fotot e shumta që qarkullojnë mes VIP-ave shqiptarë.


3.Ilda Bejleri shkoi me helikopter privat në Mykonos dhe ndau foto nga ishulli luksoz ku po shijon ditët e nxehta të verës.


4.Adrola Dushi, e cilësuar si një ndër modelet më të bukura shqiptare u shfaq në Mykonos dhe zgjodhi të kalojë një pjesë të pushimeve në vendin e preferuar.


5.Rashel Kolaneci, ish-velina e Xing-ut që mori vëmendje për format e saj të bëshme, nuk rreshtet së pushuari në Mykonos, që duket se e ka bërë si një udhëtim të natyrshëm.

6.Arjola Shehu nuk linte dot pa provuar dorën e Nusretit që me delikatesë e ushqeu me dorën e tij bukuroshen e ekranit shqiptar.


7.Dorina Mema, sportistja seksi bashkë me të bijën prej ditësh ndodhen në Mykonos ku bëjnë një jetë luksi të shfrenuar.


8.Viola Spiro që mezi e kishte pritur të provonte hedhjen e kripës si Nusreti, dhe ka vizituar restorantin e tij në Mykonos.

9.Armina Mevlani ishte në Mykonos për disa ditë, prej ku postoi dhe fotot e saj të nxehta!

10.Lori Hoxha e ka të përvitshme që disa ditë t’i kalojë në ishullin e luksit që për shumë shqiptarë është një ëndërr.