Kim Kardashian photoshop mbi foton e të bijës

114

Kim Kardashian dhe katër fëmijët e saj — North, Saint, Chicago dhe Psalm West — u veshën si familja e parë dhe e preferuar parahistorike e Amerikës: Flinstones!

Kim ishte maskuar si si Betty Rubble, ndërsa North dhe Saint si Wilma dhe Fred Flinstone. Ndërkohë Chicago dhe Psalm ishin veshur si Pebbles dhe Bam-Bam. E gjithë ideja ishte aq e lezetshme saqë u pëlqye shumë nga fansat, veçanërisht ku u mësua se dinosauri Dino ishte në fakt babi Kanye West.

Sidoqoftë edhe pse bukur, Chicago nuk ishte në gjendje të pozonte për një portret të familjes Flinstones. Sipas Kim, Chi ishte shumë e frikësuar dhe nuk e kuptonte që Kanye ishte Dino …

Po çfarë bëri Kim? Photoshop-oi Chicago-n në foton e tyre familjare!

“Kjo fotografi familjare ishte një sfidë sepse Chicago ishte aq e frikësuar nga Dino! LOL Ne u përpoqëm ta shpjegonim dhe t’i tregojmë asaj se ishte thjesht babi por ajo ende nuk kuptoi konceptin! “, shkruajti Kim në Instagram.

E pra Chicago thjesht është mbivendosur në këtë portret pasi nuk ka qenë fare pjesë e tij në fillim!