Kështu përgjigjet Ava Max kur e pyesin nëse di ta flasë shqipen

136

Ava Max i ka dhënë përgjigje ndjekësit që e ka pyetur nëse di të flasë shqip.

Amanda Ava Koci është vajza me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës

Ajo ka lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpo asnjëherë nuk e ka harruar prejardhjen.

Së fundmi madje dikush e ka pyetur në Instagram nëse e flet apo jo gjuhën shqipe dhe ajo i ka kthyer përgjigje duke thënë se shqipja ka qenë gjuha e saj e parë.