Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, merr përkohësisht vendin e parë

78
Sigal

Ermal Meta, këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, duket se është gati për të dalë sërish fitues nga Festivali i Sanremos.

Artisti shqiptar është në vendin e parë, në renditjen provizore, pasi ishte më i votuari nga juria.

Ai ka marrë pjesë në Festival me këngën “Un milione di cose da dirti” pjesë e albumit të tij të ri “Tribu’ Urbana”.

Kjo është hera e katërt që Meta merr pjesë në Festivalin e Sanremos, ku doli fitues tre vite më parë dhe përfaqësoi Italinë në Festivalin Europian.