Ja maskat e fytyrës më të përdorura nga nga VIP-at shqiptarë

919
Sigal

Vipat edhe pse e kanë luksin për të pasur të gjitha trajtimet për një fytyrë ëngjëllore, ata i përgatisin disa maska edhe në kushte shtëpie.

Almeda Abazi-maskë me kafe turke, kanellë, mjaltë, kos dhe të verdhë veze

Një herë në javë ajo bën një përzierje që e praktikon prej vitesh. Përzien kafen turke, me kanellë, me mjaltë, me të verdhën e vezës, shumë pak kos. Kur mqasa bëhet kremoze e vendos në fytyrë dhe e mban për 20-30 minuta. Më pas fytyra lahet duke e fërkuar shumë pak. Fytyra lyhet me të bardhën e vezës që e tërheq lëkurën. E mban për 10-15 minuta dhe në fund vë kremërat që preferon. Një herë në muaj mund të bësh një pastrim në qendra estetike. Ajo gjithashtu preferon edhe scrub me vaj ulliri dhe kafe turke. Është shprehur se gjithmonë preferon gjërat bio. Modelja shqiptare cdo ditë bën scrub me kafe turke dhe vaj ulliri dhe fërkon lëkurën me të.

Ledina Çelo-maskë me të bardhën e vezës, vaj ulliri dhe mjaltë

Këngëtarja përdor të bardhën e vezës së bashku me pak vaj ulliri dhe mjaltë. Maska mund të mbahet në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas të pastrohet me ujë të vakët.

Leonora Jakupi-maskë me vezë, limon dhe mjaltë

Në një intervistë, Leonora Jakupi rrëfeu se një nga maskat që përdor së tepërmi për të patur një lëkurë të freskët dhe të shëndetshme është ajo me të verdhën e vezës, pak limon dhe mjaltë. Maskën e mban në fytyrë për 10 minuta dhe më pas e pastron me ujë të bollshëm. Veza parandalon aknet dhe lufton papastërtitë e lëkurës duke e ushqyer atë në të njëjtën kohë. Ajo gjithashtu preferon edhe scrub me vaj ulliri dhe kafe turke. Leonora përdor të bardhën e vezës me pak sheqer. Scrub-i ndihmon në pastrimin e lëkurës pasi largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë e tjera.