Finalja/ Jonida Maliqi këndon e dyta, ja si është parashikimi nga kompanitë e basteve

642
Sigal

Në skenën e Tel Avivit u zhvilluan provat e fundit për finalen e madhe të “Eurovision Song Contest”. 41 shtete garuan në Eurovizion këtë vit, por vetëm 26 prej tyre u përzgjodhën për fazën e fundit dhe më të ethshme të konkursit.

Jonida Maliqi do të performojë e dyta me këngën e saj ‘’Ktheju Tokës”, e ndërsa sipas kompanive të basteve, artisti holandez Duncan Laurence rezulton si favorit për të fituar garën.

Australia është pretendentja e dytë, falë interpretimit dramatik në skenë, ku këngëtarja Kate Miller-Heidke qëndron mbi një tub elastik.

Gjermania parashikohet gjithashtu të zërë një vend në pesëshen më të mirë, me dyshen e quajtur Sisters.