Billie Eilish bën sërish histori

130

Billie Eilish, e cila mbushi 18-vjeç në dhjetor, është artistja e parë e lindur në vitet 2000 që ka një album #1, e vetmja artiste e re që nominohet për katër Grammy dhe së fundmi, një tjetër rekord iu shtua suksesit të saj. Billie Eilish është e para artiste e re që ka shkruar dhe do të këndojë kolonën zanore të James Bond.

Ndonëse nuk janë zbuluar ende detaje të tjera të këngës, deri tani dihet që Billie e shkroi atë së bashku me vëllain e madh, Finneas, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në albumin debutues të Billie-t, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”.

“Është kaq e pabesueshme që jam pjesë,” tha Eilish në një deklaratë. “James Bond është françiza më fantastike që ka ekzistuar ndonjëherë. Jam ende e shokuar”. Këngët e fundit të James Bond patën tepër sukses, “Skyfall” e Adele dhe “Writing’s On The Wall” e Sam Smith. Të dyja fituan Oscar për “Këngën më të mirë origjinale”.