Ameli “kritikja” më e mirë e Albanit!

262

Këngëtari Alban Skënderaj pritet të publikojë së shpejti bashkëpunimin më të fundit me këngëtarin Young Zerka.

Gjatë mbrëmjes së sotme ai ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet sëbashku me vogëlushen e tij Ameli,e cila duket se është e para që i dëgjon këngët e reja të prindërve të saj. “Po dëgjojmë Dejavu. E ka dëgjuar aq shumë saqë i është mërzitur ende pa dalë,”-përfundon Albani në rrjete sociale. Gjatë kësaj përiudhe ai ka sjellë disa bashkëpunime me emra si Noizy apo MC Kresha.