Sigal

Afrona Dika dhe Blero kanë treguar gjithonë se dashuria qëndron mbi gjithçka. Shpesh ata janë përfolur në media për lëkundjet në historinë e tyre të dashurisë, megjithatë Blero dhe Afrona gjithmonë kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit. Pavarësisht se tani jetojnë edhe kilometra larg, duket se as distanca nuk mund të ndikojë në lidhjen e tyre.

Këtë gjë e ka treguar edhe Blero ditën e sotme për ditëlindjen e partneres së tij, Afronës. Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi pranë Afronës dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim i ndjerë prej tij. “Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, refleksioni yt. Bota ka nevojë për njerëz si ty! Por unë kam nevojë më shumë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme! Ti je bota ime”, – ka shkruar Blero.

Më pas ai ka treguar se në mesnatë është nisur drejt Zvicrës për të qëndruar pranë Afronës në ditën më të rëndësishme të saj.