Sigal

Ka disa persona që një pjesë të ushqimeve i konsumojnë të pagatuara. Ushqime të tilla si brokoli, patatet, ullinjtë përmbajnë toksina natyrale që mund të shkaktojnë probleme gastronomike dhe më pas dhimbje koke, lodhje, të vjella, probleme me stomakun.

Këtu renditet një listë ushqimesh që asnjëherë nuk duhet t’i konsumoni të papërpunuara.

Patatet e pagatuara përmbajnë shumë toksina, të cilat shkaktojnë problemet e lartpërmendura.

Konsumimi i ullinjve të papërpunuar, qoftë jeshil ose të zinj, të sapo vjelë nga pema, mund të jenë shumë të dëmshëm për shëndetin.

Kërpudhat që nuk piqen ose nuk kalohen në skarë, përmbajnë mikrobe që shkaktojnë probleme me tretjen dhe helmim ushqimi.

Shumica prej nesh konsumojnë qumështin e papërpunuar, i cili nuk është pasterizuar dhe është i pasigurt për të konsumuar. Qumështi i papërpunuar përmban baktere të dëmshme si e.coli, salmonela etj, të cilat mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh mikrobike.

Patëllxhan i papjekur ose e pa gatuar përmbajnë solanine, e cila kufizon absorbimin e kalciumit. Helmimi i solaninës mund të çojë në një numër problemesh neurologjike dhe gastrointestinale, simptomat e të cilave përfshijnë marramendje, të vjella brenda disa orëve të konsumit.

Veza e papërpunuar përmban salmonela dhe baktere të tjera, të cilat mund të shkaktojnë shumë sëmundje në trup.