Uji kokosit rregullon sheqerin në gjak, djeg yndyrën dhe eliminon gurët në veshka

133

Uji i kokosit është një nga pijet natyrale më ushqyese dhe më të dobishme për shëndetin tonë. Uji kokosit është lëngu që gjendet brenda frutave. Nuk duhet të ngatërrohet me qumështin e kokosit, një pije industriale dhe e përpunuar.

Uji i kokosit është i natyrshëm dhe nuk përmban sheqer. Përveç ujit freskues dhe të shijshëm, uji i kokosit përmban vitamina B dhe C, antioksidantë, kalcium, karbohidrate, proteina, fibra, magnez, mangan, hekur dhe aminoacide. Më poshtë janë përfitimet kryesore të ujit të kokosit.

-Ai është i pasur me magnez dhe kalcium dhe në këtë mënyrë mund të lehtësojë stresin dhe tensionin e muskujve

-Parandalon stresin oksidativ dhe hidraton trupin

-Redukton ndjeshmërinë e insulinës mes pacientëve me diabet dhe rregullon sheqerin në gjak

-Zvogëlon rrezikun e pllakave në arterie dhe rregullon presionin, në sajë të vitaminës C, kaliumit dhe magnezit

-Nxit humbjen e peshës duke stimuluar tretjen dhe përshpejtimin e metabolizmit

-Parandalon formimin e gurëve në veshka

-Është i dobishëm për të luftuar dehidratimin dhe jep energji

-Është i pasur me citokina dhe parandalon plakjen e parakohshme, duke ushqyer lëkurën

-Trajton refluksin acid, gastroenterit dhe tretjen. /Revista Psikologjia/