Tiroidet, çfarë i shkakton dhe si duhet të kujdeseni për shërimin e tyre

173

Nëse keni shqetësimet e mëposhtme drejtohuni menjëherë mjekut

 Ngacmimi i metabolizmit në trup

Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira. Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë tinëz dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, çrregullime të të përmuajshmeve të grave (menstruacioneve), për shkak të çrregullimit të balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë, drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor, bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës, nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf